​Ky është deputeti që përplasi për vdekje 53-vjeçarin

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen në mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Tiranë, me ç’rast humbi jetën një person.

Sipas policisë deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., rreth 53 vjeç./Top Channel

Lexo edhe:  Majlinda Bregu del hapur kundër Bashës
SHARE