​Meta: Bashkëpunimi kundër terrorizmit me SHBA, vendimtar për sigurinë e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot një delegacion të Senatit të SHBA-së, kryesuar nga senatori Roy Blunt, ku është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.

Delegacioni amerikan, i cili po zhvillon një vizitë pune faktmbledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi vizitën në Malin e Zi të zëvendës presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Lexo edhe:  Në Colmar të Francës, sot protestohet për Haradinajn