​Milaim Zeka në Kuvend: Në Doganë nafta po hyn si benzinë

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se në Doganë të Kosovës nafta hyn e regjistruar si benzinë.

Këtë Zeka e ka thënë për ta mbështetur kërkesën e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili kërkoi nga kryeministri Haradinaj forcim të kontrollit të Doganave, ku sipas tij, po bëhet kontrabanda më e madhe me cigare, alkool e naftë.

“Z. Kryeministër t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma, që të kontrollohen për mallrat që hyjnë, e që kur ato hyjnë ilegalisht ndalen kamerat. Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, tha Haliti.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës dhe ajo italiane bashkëpunojnë rreth të arrestuarve për terrorizëm