105-Vjetori i FA-së dhe një ceremoni modeste në qendër të Tiranës

Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ilir Meta, mori pjesë sot në festimin përkujtimor të “105-Vjetorit të Krijimit të Forcave të Armatosura”.

Në ceremoninë e organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”, ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, atashe ushtarakë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Me këtë rast u vlerësua me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm edhe Baza Ajrore e Farkës, e cila shënoi 50-vjetorin e krijimit të saj.

Presidenti Meta dhe të pranishmit u takuan me forcat ushtarake shqiptare, të cilat do të nisen me misione në Afganistan dhe Letoni, si dhe vizituan ekspozitën dhe pajisjet ushtarake duke përshëndetuar ngrohtësisht me gratë dhe burrat që shërbejnë nën uniformë në kuadër të Forcave të Armatosura shqiptare.

Lexo edhe:  Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria