50 mijë euro për gërmimet arkeologjike në Kalanë e Korishës

Vlerësohet se kjo kala është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë, respektivisht në shek. V-VI-të para erës sonë.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka qëndruar në Kalanë e Korishës, lokacion i cili ndodhet mbi këtë fshat të rrethinës së Prizrenit, në një lartësi mbidetare prej 728 m.

Ai pa nga afër punimet dhe gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, që vlerësohet se kjo kala është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë, respektivisht në shek. V-VI-të para erës sonë.

Ministri Gashi tha se ky lokacion do të ketë vëmendjen e duhur të dikasterit që ai drejton. Po ashtu, ministri nënvizoi se ky vend mund të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm për turizmin në këtë rajon.

Lexo edhe:  Sonte në Ulqin nis edicioni i tretë i festivalit “Seanema”