75 kg drogë me postë nga Roma në Londër, dy shqiptarët bien në prangat e policisë italiane

Dy shqiptarë me inicialet K.N dhe K.G, 29 e 37 vjeç, kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Mediat italiane raportojnë se disa ditë më parë ata duke përdorur shërbimin postar të një agjencie private kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër,

Droga ishte e konfeksionuar në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikojë dy shqiptarët që kishin postuar drogën.

Uniformat blu prangosën në flagrancë shqiptarët teksa u paraqitën në agjencinë postuale për të marrë informacione rreth pakove.

  Sinoptikanët: Më e keqja pritet nesër, ja qytetet më të rrezikuara