A do të marrë Xhaka numrin 34 edhe tek Arsenali

Numri 34 mbetet i preferuari i yllit shqiptar Granit Xhaka.

Gjatë gjithë karrierës ai ka shkëlqyer me fanellën me këtë numër. E nisi që te Baseli dhe më pas e vazhdoi te Borussia Monchengladbach.

Dashuria e madhe për këtë numër e shtyri të bënte edhe një tatuazh në shpinë, shkruan Albinfo.ch.

Megjithatë, kur Xhaka iu bashkua Arsenalit, ai u detyrua të lëshonte pe. Ky numër bartej qe disa vite prej mesfushorit Francis Coquelin. Xhakës iu dha numri 29, por tani gjithçka mund të kthehet te numri i tij i preferuar.

Kjo pasi Arsenali dje ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Coquelinit duke e lënë të lirë fanellën me numër 34.

Lexo edhe:  Schweinsteiger nuk ndalet, kërkon rinovimin me Chicagon