A ishte kjo arsyeja e vdekjes së aktorit kosovar?

Sot ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. I njëjti mësohet se kishte disa probleme shëndetësore.

Njëri prej familjarëve të tij ka treguar për “Indeksonline” se Blerimi kishte disa kohe qe ishte i sëmurë nga mëlçia.

Ndryshe, Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlyqer në vend. Ai karrierën furishëm e nisi në emisionin “Show Meselation”.

Ndërsa së fundmi, Peci ishte pjesë e projektit “Vikendi” që u transmetonte një herë në javë në Radio Televizionin e Kosovës.

Vlen të theksohet se aktori i ndjerë ishte nga qyteti i Mitrovicës.

Lexo edhe:  Mes vëllezërve shqiptarë në Kanada