A po imponohet gjuha e rrugaqëve politik edhe te të tjerët?

Institucionet politike dhe politikbërësit në përgjithsi duhet të jenë shëmbull për qytetarët dhe qytetrimin , mirëpo këtë nuk jemi duke parë edhe tek shumica e partive dhe përfaqësuesve politikë të vendit.

Edhe pse jemi shtet i ri dhe me një demokraci ende të re, kjo demokraci po keqpërdoret nga shumica e përfaqësuesve të sovranit. Fjalori politik në vend dhe sjelljet e politikanve kanë rënë nën zhargonin e rrugës dhe të rrugaqëve të cilët fatekqësisht po këtë fjalor janë duke i’a imponuar edhe qytetarëve në përgjithsi.

Përpjekja për të përkthyer në votë çdo gjë, qoftë e ndershme apo e pandershme në shumicën e rasteve po keqpërdorët nga individ dhe subjekte të caktuara.

Historia e grafiteve në Kosovën e pasluftës rrënjët i ka te Levizja Vetëvendosje, e cila në një formë apo në tjetrën çdo grafit të saj e ka përdorur për linqime dhe etiketime të të gjithë atyre që kanë mënduar ndryshe nga mendësia e tyre politike. Të gjitha këto mbishkrime të tyre kanë pasur vetëm një emërues të përbashkët, një votë me shumë!!!

Pavarësisht edhe në raste kur kanë qënë tragjike, prapë se prapë po të njëjtit kanë bërë grafike dhe mbishkrime të tilla.

Rasti i fundit tragjik që ndodhi me vrasjën e të riut nga Prishtina, Aulon Zeka, ka prekur rëndë secilin qytetar. Tani më rastin janë duke u marrur organet e rendit dhe kryesit e kësaj vrasje tragjike janë para organeve të drejtësisë.

Mirëpo përkundër kësaj fatkeqësie gjëja që më la një përshtypje shumë të keqe ishte ajo në “Sheshin Skënderbeu” në kryeqytet, ku në bazamentin e statujës së Heroit Kombëtar, “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu”, kishin vënë mbishkrimet “Drejtsi për Aulonin” dhe “Unë jam Auloni”.

Kjo më kujtoj rastin tjetër tragjik i cili ndodhi në vitin e kaluar me rastin e vdekjës në Burgun e Prizrenit të aktivistit të Vetëvendosjës, Astrit Dehari.

Aty mu kujtuan grafitet e kësaj partie të cilat i kemi hasur kudo në rrugë dhe sheshe, “Drejtësi për Astrit Deharin”, “Un jam Astriti” etj.

Pra këmi dy raste krejt të ndryshme të cilat as që dua ti ndërlidhi njërin me tjëtrin, por kemi standard të njëjtë të shkruar përmes grafiteve.

Lexo edhe:  Letër studentëve të mi majtistë

Për mua nuk është aspak brengosëse mbishkrimi i grafiteve, mua më shqetëson vendi se ku këto grafite vendosën.

Atëherë lind pyetja se a është pikërisht statuja e Heroit Kombëtar, “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu”, në të cilën duhet të shkarravisim grafite dhe të përdhosim figurat tona kombëtare? Me siguri që jo.

Prishtina si kryeqytet i Kosovës, duhet të jetë shëmbull për të gjitha qytetet tjera të vendit. Dihet se në Prishtinë janë të vendosura të gjitha institucionet qëndore vendore dhe ambasadat e akredituara në shtetin tonë.

Të gjitha delegacionet dhe turistet e huaj që vizitojnë Kosovën, pikëtakimet i kanë në kryeqytet. Atëherë përdhosja e figurave tona kombëtare është një devalvim i yni si shoqëri dhe ky devalvim na kthen prapa tek ata të cilët më shekuj janë munduar që të na mohojn figurat dhe historinë tonë kombëtare.

Përgjegjësinë për ruatjën dhe mirëmbajtjën e të gjitha monumentëve dhe shesheve në kryeqytet e ka Komuna e Prishtinës, e cila tani udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i Levizjës Vetëvedosje, edhe pse nuk dua të paragjykoj deklaratat herë pas here të aktivistëve të kësaj lëvizje për figurat tona kombëtare dhe humaniste.

Motoja e Shpend Ahmetit dhe e kësaj partie në Komunën e Prishtinës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahën më 22 tetor është “Jepi krah Prishtinës”, për të cilën edhe un ndaj të njëtin mendim që këto zgjedhje ose t’i japin krah Prishtinës me të gjitha monumentët tona kombëtare e të ikin nga këtu apo t’i japin krah Shpendit të fluturoj nga komuna me partinë e tij e cila ka degraduar çdo gjë në këtë vend. Skënderbeu dhe figurat tjera kombëtare nuk mund të ikin nga Prishtina sepse rrënjët e tyre zë vend në analet e historisë sonë kombëtare, kurse të tjerët mund të ikin rrugëve ashtu sikurse kanë ardhur nga rruga. /Shkruan: Metë Bytyqi, (Autori është drejtor i Lajm-it)