Agani ngushëllon familjen Kelmendi

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ngushëllon familjen e Ramiz Kelmendit.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, lexuesit, studentët, veprimtarët kombëtarë dhe shtetërorë, si dhe gjithë botën intelektuale dhe akademike të trojeve shqiptare me rastin e ndërrimit të jetës dhe largimit nga skena fizike e personifikimit të qytetarisë shqiptare dhe doajenit të letrave shqipe Profesor Ramiz Kelmendit.

Njeriu i madh i kulturës shqiptare me personalitetin e tij të veçantë poliedrik dhe polivalent, të ngrohët dhe human, kreativ dhe intelektual, vizionar dhe praktik, la gjurmë të pashlyera në rrugëtimin e qytetarisë shqiptare dhe kosovare në të gjitha aspektet e realitetit të sajë gjatë ballafaqimit me sfidat më të rënda.

Këto gjurmë do të shërbejnë edhe shumë kohë si tregues të orientimit të drejtë të zhvillimit tonë qytetar, kombëtar dhe shtetëror”, thuhet në telegram ngushëllimi.

Lexo edhe:  Vret gruan dhe plagos vëllain e saj, shkak një konflikt mes çiftit
SHARE