Agim Bahtiri për herë të tretë ikën nga debati me Valdete Idrizin

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Komunës së Mitrovicës nuk ka shkuar në DebatPernime për të shpalosur planin e tij për qeverisjen e Mitrovicës Jugore në katër vitet e ardhshme nëse do të rizgjidhet.

Agim Bahtiri garon në balotazh për Mitrovicën me Valdete Idrizin, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës.

Idrizi në DebatPernime që është duke u transmetuar tani tha se mendon që arsyeja e mungesës së Bahtirit është frika nga demaskimi.

“I kam thënë po të premtoj që ka me të demasku. Si duket e ka marrë shumë seriozisht, në dy debate nuk ka ardhë”, tha Idrizi. Kjo nuk është hera e parë që Bahtiri nuk shkon në debat.

Bahtiri fillimisht ka ikur nga debati në RTV 21, në Telegraf dhe herën në tretë në kallxo.com.

Lexo edhe:  ​Arbana Xharra i reagon Rrahim Pacollit: Shihemi në gjykatë, do ta kujtoj edhe Monakon