Ahmeti: Kurë nuk kam bërë e nuk bëj marrëveshje të fshehta

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se ai kurrë nuk ka bërë marrëveshje të fshehura para elektoratit në tubimin e partisë së tij në sheshin Skënderbej ku ka kërkuar edhe mbështetje për kandidatin e LSDM-së për kryetar të Shkupit Petre Shilegov.

“Ju të gjithë e dini se kemi partneritet me LSDM-në. Unë marrëveshje kurrën e kurrës nuk kam bërë dhe nuk bëj. Partneritet për të ndihmuar njëri tjetrin atje ku ka hapësirë dhe vënd. Ne e mbështesim LSDM-në atje ku nuk mund të fitojmë për kryetar komunash dhe unë nuk dua të bëj as akrobacione dhe nuk dua të jem demagog para popullit tim. Kjo marrëveshje duhet të respektohet sepse është vullnet i mirë nga të dy palët” ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Lexo edhe:  Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës në Shqipëri