Alarmi: Largohuni, Vjosa do të dalë shumë shpejt nga shtrati

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave bën thirrje për evakuim sa më parë të banorëve që ndodhen të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se kontigjenti prej 80 efektivesh i komandes mbeshtetese te FA jane nisur drejt Fierit e Vlores. Edhe ministrja Xhaçka është nisur me ta.

Raportimi i Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave:

Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në jug të vendit.

Autoritetet shtetërore po kanë vijuar përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.

Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.

Të gjitha kapacitet hoteliere dhe kapacitet e transportit publik e privat në qarqet Fier dhe Vlorë duhet të bashkëpunojnë për të marrë pjesë të organizuar në evakuimin e qytetarëve të prekur.

Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar që, në zbatim të ligjit, të marrin masa për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.

Lexo edhe:  Dy tërmete lëkundin Gjirokastrën mëngjesin e sotëm