Alonso: Ronaldo është më i mirë se Messi

Teksa është në Brazil, ku po garon në Çmimin e Madh të Interlagosit, piloti i Formula 1, Fernando Alonso ka gjetur kohën të flasë edhe për futbollin.

Mes Messit dhe Ronaldos, Alonso ka zgjedhur këtë të fundit, si më të mirin, teksa ka theksuar se kjo lidhet edhe me faktin se ai është një tifoz i Realit të Madridit.

“Messi ka një talent të jashtëzakonshëm, por unë mendoj se më i miri është Ronaldo. Unë jam fans dhe anëtar nderi i Realit të Madridit dhe si i tillë, më interesojnë vetëm futbollistët e klubit tim”, tha Alonso.

Piloti 2 herë kampion bote në Formula 1, komentoi edhe botërorin ‘Rusi 2018’, duke u shprehur se shikon si favoritë për të fituar kompeticionin, Spanjën dhe Brazilin.

Lexo edhe:  Behrami mund të kthehet në Itali