Amerikanët dhe rusët në Beograd rreth Ukrainës!

Të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë pritet të takohen përsëri sot në Beograd, për të diskutuar vendosjen e forcës paqeruajtëse të OKB-së, në Ukrainën lindore.

Qëllimi kryesor i takimit të tyre është të nisë një proces paqëndrueshmërie të miratuar në Misk dhe lista e çështjeve të diskutueshme është e gjatë-duke përfshirë helmetat, grushtat dhe armët, thuhet në b92, transmeton Indeksonline.

Ky do të jetë takimi i tretë i Përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për Ukrainën, Kurt Volker dhe të dërguarit rus, Vladislav Surkov.

Mediat amerikane kanë thënë gjithashtu se Washingtoni do të propozojë ardhjen e 20 mijë helmetave në ‘Wall Street Journal’ dhe se do paqeruajtësit do të jenë nën kujdesin e OSBE-së dhe jo të OKB-së, që do të thotë se bëhet fjalë për ushtarë nga Evropa. Në të njëjtën kohë, në Kiev është kundërshtuar kategorikisht mundësia që ushtarët rusë të jenë në mesin e “njerëzve blu”.

Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka shpjeguar se ardhja e 20 mijë paqeruajtësve do të ishte pushtim.

Zëvendëskomandanti i Korpusit të Republikës Popullore, Eduard Basurin ka thënë gjithashtu se OSBE-jë, nuk ka mandate për të dërguar paqeruajtës të armatosur dhe se vëzhguesit e tyre mund të kenë vetëm xhaketa antiplum dhe helmeta por assesi armë.

Lexo edhe:  Al-Abadi e ka shpallur të shkatërruar “shtetin terrorist” të IS-it

Ndryshe, SHBA dhe Ukraina kanë hedhur poshtë një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit që Rusia paraqiti në fillim të shtatorit për të vendosur paqeruajtës për të mbrojtur vëzhguesit nga OSBE-ja në lindje të Ukrainës.

Volker gjithashtu më parë kishte thënë se SHBA dëshiron që ky mision të bëj ëmë shumë dhe të monitorojë të gjithë zonën e konfliktit, si dhe të sigurojë që armët të tërhiqen. Kjo tha ai, mundësoi krijimin e një niveli të mjaftueshëm të sigurisë për të avancuar zbatimin e marrëveshjes së Minskut që është bllokuar për një kohë të gjatë.

Volker gjithashtu thuhet të ketë zhvilluar takime me partnerin e tij, Vladislav Surkov, i cili sipas tij është një negociator shumë i zgjuar dhe serioz.

Walker dhe Surkov janë takuar më herët në Minks, saktësisht më 21 dhe 7 tetor në Beograd.