APN komunikon fitoren, Shqiprim Arifi dërrmoi kundërshtarët në Preshevë

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi dërrmoi kundërshtarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që u organizuan në Preshevë, Partinë Demokartike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa dhe Partinë Për Veprim Demokratik të Ardita Sinanint.

Deri më tani janë numëruar kryesisht fshatrat dhe sipas këtyre raporteve, Shqipërim Arifi me Alternativën për Ndryshim ka marrë mbi 4600 vota, apo mbi 50 përqind të votave. “Në secilën njësi kemi rritje 100 përqind. Miratova ka rritje 309 përqind. PDSh ka 3.600 vota, PVD as 1 mijë vota ndërsa APN 4.650 vota”, tha Armend Aliu , nënkryetar i partisë Alternativa Për Ndryshim. Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa këta janë të ndarë në 38 njësi. Votat e panumëruara janë kryesisht në qytetin e Preshevës dhe fshatin Rahovicë. Raportohet se në qytetin e Preshevës komisionerët e PVD dhe PDSH, kanë bllokuar procesin e nënshkrimit, pasi komisionerët janë tërhequr me pretendimin e parregullsive për shkak të disa fletëve tepër në kuti apo 1 flete mangut siç ndodhi në një kuti tjetër. Nga Alternativa Për Ndryshim akuzojnë se ky bllokim është duke ndodhur për shkak të humbjes që po pësojnë dy partitë politike PDSh dhe PVD. Vëshguesit raportojnë se edhe në vetë qytetin e Preshevës APN ka fituar bindshëm ndaj rivalëve të saj. Votimet në Preshevë filluan sot në orën 7 të mëngjesit dhe që në paraditen e hershme pati probleme, pasi njësia numër 5 ku jeton dhe voton Ardita Sinani, pas problemeve me komisionerët, u braktisë votimi dhe zgjedhjet pritet të mbahën pas tri javësh.

Lexo edhe:  16 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së