Ardiana Gerxhalija shpallet “Përcjellësja e parë” e “Miss Finlanda 2017″

“Tani u bëra “Përcjellësja e parë” në garën “Miss Finlanda 2017”. Kjo do të thotë se unë do të përfaqësoj Finlandën në garën e madhe “Miss Bota” e cila do të mbahet këtë vit në Kinë”.

Shqiptarja Ardiana Gerxhalija ka fituar mbrëmë në Helsinki, titullin “Përcjellësja e parë” “ Miss Soumi 2017” (Miss Finland 2017). Sipas bukuroshes 21 vjeçare e cila banon në Turku, ajo do të përfaqësojë Finlandën “Miss Bota”.

“Tani u bëra “Përcjellësja e parë” në garën “Miss Finlanda 2017”. Kjo do të thotë se unë do të përfaqësoj Finlandën në garën e madhe “Miss Bota” e cila do të mbahet këtë vit në Kinë”, ka shkruar në “Instagram” Ardiana, menjëherë pas marrjes së çmimit.

Ndërkohë, kurorën e më të bukurës në këtë konkurrim pra, vendin e parë, e zuri 25 vjeçarja nga Helsinki, Michaela Söderholm, ndërsa titullin “Përcjellësja e dytë” respektivisht vendin e tretë e fitoi 22-vjeçarja Pihla Koivuniemi, studente në Universitetin e Turkut.

Gara “Miss Finlanda” e sivjetme u mbajt për herë të 80-të. Miss Finlanda e parë qe zgjedhur në vitin 1931.

Lexo edhe:  Kushtrim Lirie