Arrestohen dy shqiptarë që po kalonin nga Zvicra në Itali, kishin fshehur kokainën në airbeg

Dy shqiptarë janë arrestuar me kokainë në Val Mulini në Ronago të Italisë, shkruajnë mediat shqiptare, përkatësisht “Panorama”.

Policia ka ndaluar veturën me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët nga Zvicra në Itali, në të cilin kishin fshehur një sasi të konsiderueshme kokaine, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarët ishin munduar të fshihnin kokainën në vendin e airbegut, megjithatë, edhe kjo nuk kishte kryer punë, pasi policia italiane i ka hetuar dhe arrestuar më pas.

Vetura u ndalua në Ronago, në kufi me Zvicrën, ku policët kishin vënë re diçka të dyshimtë.

Policët përmes një kombinimi elektrik shpërthyen ‘airbegun kokainë’, gjë që zbuloi edhe dy shqiptarët se çka po fshihnin.

Lexo edhe:  Presidenti i SHBA-së, medalje ekselence për nxënësin shqiptar