Arthur tregon problemet mendore pas ndarjes nga Rita Ora

Në librin e ri autobiografik “Back To The Boy”, Arthur ka treguar se kishte pasur net “magjike” me Orën pasi u takuan pas turneut të X-Factor.

Këngëtari britanik James Arthur thotë se një romancë e shkurtër me këngëtaren shqiptare Rita Ora i kishte nxjerrë probleme të shumta mendore.

Në librin e ri autobiografik “Back To The Boy”, Arthur ka treguar se kishte pasur net “magjike” me Orën pasi u takuan pas turneut të X-Factor.

Gjithsesi, pas “netëve magjike” dhe deklaratave të Rita Orës se ajo e dashuron Arthurin, ajo e la të vetëm “duke ia thyer zemrën”.

“Në të vërtetë më goditi shumë. Nëse jam i sinqertë, u bëra i pangopur pas Ritës”, ka thënë ai duke treguar se pas romancës me Rita Orën u bë i varur nga seksi dhe droga si rezultat i vetmisë, izolimit dhe depresionit.

Fituesi i X-Factor 2012 ka treguar se më pas kishte kontaktuar me qindra gra që të shuante vetminë e tij.

“Back To The Boy” publikohet më 5 tetor.

Lexo edhe:  Gjoksi i saj do t’ju çmend, Instagram-in veç e ka terbuar