Asnjë veprim konkret kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Në afro 27 ditë ndërmjet tetorit e nëntorit, në Prishtinë ka pasur tejkalim normash të ndotjes së ajrit. Këtë e kanë bërë të ditur të dielën zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Leutrim Sahiti, këshilltar i ministres së Mjedisit, Albena Reshitaj, ka thënë se të dhënat flasin se gjendja e ndotjes së ajrit gjatë periudhës shtator-nëntor 2017, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, është pothuajse e njëjtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kështu p.sh për grimcat PM 10 gjatë kësaj periudhe në Prishtinë janë regjistruar 27 ditë me tejkalime, sa ka pasur po ashtu edhe në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Sahiti.

Ai ka theksuar se për të pasur një mjedis të pastër, duhet që edhe komunat të angazhohen, sepse edhe ato kanë përgjegjësi.

Shefja e tij, ministrja Reshitaj në fillim të mandatit, ka thënë se do të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit, si masë parandaluese për ndotjen e ajrit. Por, Sahitaj thotë se Ministria ende është në fazën e shqyrtimit të mundësive për të marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështjeje.

Lexo edhe:  Haradinaj vizitoi Postën e Kosovës dhe Telekomin e Kosovës

Gjërat nuk kanë lëvizur as nga ana e Komunës së Prishtinës. Zyrtarë të saj vetëm kanë përsëritur faktin e njohur tashmë se janë vendosur senzorët për matjen e shkallës së ndotjes.

Miranda Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se këta senzorë ndodhen në 6 pika në lagjet kyç të kryeqytetit