ATK zgjeron bashkëpunimet ndërkontinentale

Drejtori i ATK-së me bashkëpunëtor, ka pritur sot një ekip ekspertesh nga Koreja e Jugut-konkretisht nga Agjencia Koreane për Internet dhe Siguri (KISA dhe Qendrës për Zhvillim Globale për Siguri), me qëllim të ofrimit të mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky ekip i ekspertëve do të ofroj asistencë teknike për ATK-në, në hartimin e një programi të qëndrueshëm për menaxhimin e sigurisë kibernetike të sistemimit informativ, i cili do të mbështetë programin e modernizimit të ATK.

Sipas një komunikate, grupi i ekspertëve nga KISA do të zhvilloj punëtori për një javë me Administratën Tatimore dhe institucionet e Kosovës, që kanë interes për fushën e sigurisë se TI.

“Ndërsa, në fund të vizitës do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Agjencisë Koreane për Internet dhe Siguri-KISA. KISA është edhe njëra nga shumë institucionet botërore, më të cila ATK në vazhdimësi po i thellon bashkëpunimet”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Komunat vjelin mbi 3 milionë euro nga taksat për vetura