Audi kthen mijëra vetura për probleme me gazra

Sipas një raporti të ri, 5000 vetura Audi në Evropë do të rikthehen në kompania për të përmirësuar një problem softuerik që zbuloi se ato lëshojnë okside azoti më shumë se që duhej. Këto okside azoti lirohen nga motorët dizel dhe shkaktojnë probleme në zemër dhe mushkëri.

Veturat që do të kthehen janë model A8 me motor 2.4-litërsh V8 të prodhuara mes shtatorit 2013 dhe gushtit 2017. 3660 nga rreth 5 mijë vetura që do të kthehen janë në Gjermani.

VW në vitin 2015 kishte pranuar fajin për mashtrim të autoriteteve amerikane lidhur me emetim të gazrave. Kjo njihet si skandali më i madh në automobilizëm.

Lexo edhe:  8 produkte që nuk skadojnë kurrë