Austria e gatshme ta ndihmoj Kosovën në sektorin financiar

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit, Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ministri kosovar dhe dipomati austriak diskutuan për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja. Të dy u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori Pfandler e falënderoi ministrin Hamza dhe e uroi për pozitën, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Lexo edhe:  Tri kërkesa të mësimdhënësve nuk realizohen, SBASHKU përgatit padi