Babai i Lorik Canës emërohet kryetar i Vëllaznimit

Agim Cana është emëruar kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi nga Gjakova.

Klubi i Vëllaznimit të Gjakovës ka njoftuar se, Agim Cana, babai i Lorik Canës, është emëruar kryetar i skuadrës kuqezi.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Shkëlzen Gashi (ish-kryetari) mbetet gjithmonë pjesë e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do të mbetet president nderi”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjakovare.

Më herët flitej se edhe Ragip Xhaka, babai i vëllezërve, Granit dhe Taulant Xhakës, do të jetë aksionar në skuadrën gjakovare, megjithatë, një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar.

Skuadra nga Gjakova kohët e fundit është përballur me probleme financiare, derisa shpresojnë se tani do të vijnë ditët e mira.

Lexo edhe:  James Rodriguez nis konfliktin me Robben ende pa ardhur mirë te Bayern