Barcelona komplikon transferimin e talentit Arthur nga Gremio

RS - FUTEBOL/CAMPEONATO BRASILEIRO 2017/GREMIO X BOTAFOGO - ESPORTES - Lance da partida entre Gremio e Botafogo disputada na noite deste domingo, na Arena, valida pelo Campeonato Brasileiro 2017. FOTO: LUCAS UEBEL/GREMIO FBPA

Që Barcelona kërkon talentin Arthur në Brazil, nuk është më sekret, por negociatat me Gremion po vështirësohen më tepër, pas fotos së lojtarit me fanellën blaugrana dhe nën shoqërinë e përfaqësuesve të Barçës.

Klubi brazilian reagoi duke akuzuar ekipin spanjoll se po manipulon lojtarin me përfaqësuesit e tyre, ndaj ka denoncuar Barcelonën në FIFA për veprimet e saj. Gremio shkon edhe më larg duke njoftuar se do të bëjë të pamundurën, që Arthur të mos transferohet në Spanjë, por në një ekip tjetër.

Kjo situatë natyrisht që nuk është fort e këndshme për katalanasit, pasi tani do të duhet të shtojnë më shumë ofertën ndaj Gremios, për të zbutur inatin e tyre.

Lexo edhe:  Ja sa ndeshje do t'i mungojë Etrit Berisha Shqipërisë