Basel U-19 i Arjan Peços, siguron kualifikimin

Baseli U-19 vijon suksesin në Champions League-n për të rinj, nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Arjan Peço. Skuadra zvicerane ka arritur të mbyllë fushatën e grupeve në vendin e parë, duke lënë pas pikërisht Manchester Unitedin, që e mposhti para 2 javësh, shkruan Supersport.

Në 6 takime, djemtë e Peços koleksionuan 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, ndërsa grumbulluan 11 pikë. Krahas trajnerit, te Bazeli U-19 bëjnë pjesë edhe disa futbollistë me origjinë shqiptare si Elis Isufi, Atdhe Rashiti, Ylber Lokaj, Uran Bislimi etj., të cilët janë të gjithë të vitlindjeve 1998-2000

Lexo edhe:  Vashat kuqezi kërkojnë sukses ndaj Zvicrës