Baseli i hap derën futbollistit shqiptar

Futbollisti shqiptar po stërvitet me Baselin derisa të gjejë një skuadër të re.

Skuadra zvicerane, Basel është i njohur për numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që ka pasur deri më tani.

I radhës mund të jetë Naser Aliji, i cili po kalon një periudhë të vështirë, tashmë që është shkëputur nga skuadra gjerman Kaiserslauten, dhe ka mbetur pa skuadër, shkruan albinfo.ch.

Deri sa të vendosë për ambientin ku do të vazhdojë karrierën, ka qenë klubi i Baselit ai që i ka hapur derën mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, që të stërvitet bashkë me zviceranët.

23-vjeçari ka dy javë që po stërvitet te Baseli, por gjithsesi ende nuk ka vendosur për ekipin që do të jetë pjesë.

Aliji ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian, por më pas ka pasur rënie të formës, duke mbetur jashtë ekipit kombëtar.

Lexo edhe:  Largohen nga kampioni i Kosovës, martohen në Gjermani