Basha: DASH e futi Shqipërinë në listën e zezë

Ai ka theksuar se në Shqipëri paraja e pistë po sposton atë të pastër dhe po mban larg investimet e huaja, të cilat sipas tij, kanë munguar në 4 vjetët e fundit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë Rama për pastrimin e parave të drogës që, sipas tij, vërtetohen nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Është hera e parë që Shqipëria përfshihet në listën e vendeve të pastrimit të parave, e hartuar nga qeveria amerikane. Janë me qindra milionë euro të grumbulluara nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kur pallatet ndërtohen në kohë krize ekonomike, janë para nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kontratat e koncesioneve që Rama i mban të fshehta të jenë pastrim i parave të drogës”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se në Shqipëri paraja e pistë po sposton atë të pastër dhe po mban larg investimet e huaja, të cilat sipas tij, kanë munguar në 4 vjetët e fundit.

Lexo edhe:  Rama refuzohet nga Ahmeti dhe Thaçi