Bayern dhe Leverkusen synojnë gjysmëfinalet e DFB Pokal

Modeli i edicionit të kaluar nuk zgjati shumë dhe drejtuesit e futbollit gjerman iu kthyen menjëherë formatit të mëparshëm të kupës, për më tepër që sezoni aktual përkon gjithashtu edhe me zhvillimin e fazës finale të kampionatit botëror. Vjet në këtë kohë DFB Pokal luajti ndeshjet e fazës së 1/8, ndërsa këtë radhë drejtuesit pa humbur kohë kanë programuar zhvillimin e takimeve të fazës çerekfinale. Edicionin e 75 të Kupës së Gjermanisë e filluan plot 64 skuadra megjithatë në shortin e ardhshëm numri i tyre do të reduktohet në thjesht katër, gjithsesi nisur nga emrat edicioni i sivjetshëm konsiderohet si tepër i fortë, duke patur parasysh që në cerekfinale janë plot 35 kupa gjithsej dhe plot 6 klube që e kanë shënuar emrin në trofeun e dytë më të rëndësishëm në këtë vend. Ndeshjet janë ndarë dy e nga dy, e të martën në mbrëmje do të luhen fillimisht takimet Paderborn – Bajern dhe Leverkuzen – Verder, ndërsa të mërkurën turi çerekfinal do të plotësohet me dy ndeshjet e tjera Ajntraht – Mainc dhe Shalke – Volfsburg. Paderborni dhe Mainci janë dy ekipet që nuk kanë arritur dot as t’i afrohen finales, jo më ta fitojnë Kupën e Gjermanisë, kështu që kuptohet klubi rekordmen i këtij kompeticioni, Bajerni i Mynihut që e ka fituar plot 18 herë kupën ka një rast të shkëlqyer për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale. Dihet në short skuadrat në Gjermani nga kategoria e tretë e lart ruajnë favorin e faktorit fushë, sidoqoftë as kjo gjë duket se nuk mjafton për Paderbornin, ndonëse vendasit për momentin kryesojnë Ligën e Tretë, me 4 pikë më shumë se ekipi i Magdeburgut. Klubi i famshëm bavarez në krahun tjetër e ka fituar 5 herë kupën vetëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa Jupp Heynckes synon të bëhet trajneri i tetë në histori që fiton 2 herë Kupën e Gjermanisë, pas sezonit 2012-13, kur Bajerni kompletoi treshen e famshme Bundesligë, Champions dhe Kupën e Gjermanisë, ku “të kuqtë” mposhtën 3-2 Shtutgartin në finale. Sezonin e kaluar Bajerni u eliminua në gjysmëfinale brenda në Allianz Arena nga Borusia e Dortmundit, që më pas ngriti trofeun duke mundur Ajntrahtin në finalen e Berlinit, ndërsa këtë vitModeli i edicionit të kaluar nuk zgjati shumë dhe drejtuesit e futbollit gjerman iu kthyen menjëherë formatit të mëparshëm të kupës, për më tepër që sezoni aktual përkon gjithashtu edhe me zhvillimin e fazës finale të kampionatit botëror. Vjet në këtë kohë DFB Pokal luajti ndeshjet e fazës së 1/8, ndërsa këtë radhë drejtuesit pa humbur kohë kanë programuar zhvillimin e takimeve të fazës çerekfinale. ekipi bavarez kërkon të gllabërojë gjithcka. Miqtë po kalojnë një formë të shkëlqyer, aq sa në 22 ndeshjet e fundit Bajerni është mundur vetëm nga Gladbahu, në Borusia Park, duke fituar gjithë sfidat e tjera. Për të mbërritur deri në këtë fazë ekipi bavarez eliminoi fillimisht një skuadër si Chemnitzer, ndërsa më pas skuadra e Jupp Heynckes kaloi Leipzig-un pas gjuajtjes së 11-metërshave si dhe Borusian e Dortmundit, me mbajtësit e trofeut që u thyen 2-1 në fund të vitit të kaluar pikërisht në Mynih. Paderborni në anën tjetër ka mundur vetëm skuadra të Bundesligës së Dytë, si St. Pauli, Bochum dhe Ingolstadt, prandaj ndonëse takimi do të luhet në Benteler – Arena në orën 18:30, Bajerni pritet të mos tolerojë asgjë, pak a shumë sic ka vepruar edhe në dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, të cilat i ka fituar 4-0 dhe 6-0. Të martën në mbrëmje, në orën 20:45 luhet gjithashtu edhe cerekfinalja e dytë, pra Bayer Leverkusen – Ëerder Bremen. Në letër “aspirinat” nuk duhet të kenë probleme për të hyrë mes katër skuadrave më të mira të edicionit të sivjetshëm, megjithëse vlen të theksohet fakti që Verderi përfaqëson forcën e dytë në Kupën e Gjermanisë me 6 trofe, arritje që gjithsesi përbën vetëm 1/3 e kupave që ka në koleksion Bajerni i Mynihut. Pavarësisht diferencës prej 18 pikësh skuadra e Heiko Herrlich për momentin pozicionohet në vendin e dytë në Bundesligë, ndërsa “bardhjeshilët” ashtu si edhe dy vjet më parë rrezikojnë shumë për të rënë një kategori më poshtë. Të shtunën në Gelsenkirchen bëri debutimin me Verderin Milot Rashica dhe “miqtë” përmbysën rezultatin ndaj Shalkes, duke lënë përkohësisht zonën e ftohtë, sidoqoftë pavarësisht 3 fitoreve në 5 përballjet e fundit ndaj Leverkuzenit përsëri dueli i kupës ngjan me një mision të pamundur për Verderin, që duket krejtësisht i pafuqishëm përballë një klubi si Bajeri, që synon të rifitojë Kupën e Gjermanisë pas plot çerek shekulli.

  Poezi - Po bie trishtimi