Bebe Rexha në histori me “Meant to Be”

Këngëtarja shqiptare arriti të dalë në pozitën e parë të top-listës së zhanrit Country me këngën “Meant to Be”.

Bebe Rexha ka hyrë në histori të top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

Këngëtarja shqiptare arriti të dalë në pozitën e parë të top-listës së zhanrit Country me këngën “Meant to Be” të cilën e solli në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

Ajo bëhet me këtë rast këngëtarja e parë femër që debuton në top pozitë me zhanrin e tillë, transmeton Albinfo.ch.

“Sapo kuptova që zyrtarisht jam femra e parë në histori të zhanrit Country që debutoj në pozitën e parë të top-listës Country në Billboard. Kjo ishte e papritur. Falënderuese”, ka shkruar me këtë rast këngëtarja në rrjete sociale.

Rexha po ashtu po shijon ngritje me hitin e fundit edhe në listat e përgjithshme duke hyrë në top 40 këngët më të dëgjuara të javës.

Lexo edhe:  Muzeu i Kosovës shënon me programe Ditën e Pavarësisë së Kosovës