Berisha lëshon ‘bombën’: Tahiri i dha Ramës 3 milionë euro për…

Deputeti demokrat, Sali Berisha në seancën e sotme plenare, ka risjellë në vëmendje sakndalin e drogës së Habilajve ku u përfshi edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos tu shkarkuar i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milion euro.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Po ju drejtohem juve socialistë që nuk jeni të kanalizuar. Juve që nuk e shikoni të ardhmen me krim. Unë u drejtohem juve sot i detyruar, sepse ata të cilët që duhet të ishin këtu kanë një javë që fshihen. Ata po fshihen se kanë mashtruar për shumë vite në këtë salle dhe kudo dhe kanë frikë nga vetja e tyre.
A nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Ram e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm.
A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avion. A nuk ishte opozita se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit? I dërgoi 3 milion euro në Zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkuar. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis.

Lexo edhe:  “21 Janari”, Berisha: S'mund të lëshoja zyrën, nëse Rama s’do të përmbahej sot nuk do ishte më