Beyonce, 1.5 milionë euro për të kënduar në dasmën e Bale

Futbollisti i njohur Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali dhe kërkon që “ylli” i muzikës pop, Beyonce të këndojë në dasmën e tij. Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën, e cila do të argëtojë të ftuarit. Pjesë e saj mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, jo si e ftuar, por si këngëtare.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milionë euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale. Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për futbollistin e Realit, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

Lexo edhe:  FIBA uron Kosovën: Mirësevini në kualifikimet e botërorit (Foto)