Bllokohet një tjetër gomone në Vlorë, dyshohet për transport droge drejt Italisë

Një tjetër gomone e cila dyshohet se do të përdorej për transport droge është sekuestrua nga policia e Vlorës.

Mësohet se gomonia është 7 metra e gjatë, me dy motorë, ndërsa është bllokuar në zonën e quajtur Delisuf.

Bëhet me dije se gomonia me dy persona në bord u ndoq nga policia kufitare.

Policia nuk ka mundur të kapë 2 personat që ndodheshin në ekuipazhin se saj, të cilët u larguan afër zonës së Akërnisë.

Pak ditë më parë një gomone tjetër u pikas në zonën e Gadishullit të Karaburunit, por i shpëtoi olicisë sonë.

Ajo u kap 24 orë më vonë nga policia e Malit të Zi.

Lexo edhe:  Shqiptar Oseku, shqiptari nga Kosova që tregoi guxim qytetar pas sulmit në Stokholm