BMW shqyrton prodhimin e modelit X8

Sipas “Autocar”, BMW po mendon seriozisht lansimin e modelit X8, që pritet të vijë si rival i drejtpërdrejtë i Ranger Rover Velar dhe Audi Q8.

BMW do të zgjerojë linjën e vet “X”. Arritja e planifikuar e Series 8 të re dhe modeleve M8, krahas debutimit të SUV-it të vogël X, nuk është e vetmja risi e BMW-së.

Një tjetër SUV do t’i shtohet linjës së BMW-së. Sipas “Autocar”, BMW po mendon seriozisht lansimin e modelit X8, që pritet të vijë si rival i drejtpërdrejtë i Ranger Rover Velar dhe Audi Q8. Po ashtu, ai mund të garojë edhe me Bentley Bentaygan dhe Lamborghini Urusin.

“Sektori po rritet shpejtë, andaj ka mundësi”, ka thënë shefi i departamentit për zhvillim në BMW, Klaus Frohlich, në një intervistë. “Është herët të flitet për një model X8”.

X8 pritet të ngajë me modelin X7, që u prezantua si koncept pak muaj më parë në Frankfurt, dhe pritet të debutojë zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:  Rreziku me “Wi-Fi”-n e lokaleve, ja si të mbroheni nga hakerat