Bordi i KEK-ut shqyrton rritjen e pagave për 100 euro, sipas premtimit të Haradinajt

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do ta shqyrtojë vendimin për rritje prej 100 euro të pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, premtim ky elektoral i kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai gjatë fushatës elektorale u pati premtuar rritje pagash afër 5 mijë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

E këtë vendim pritet ta çojë përpara Bordi i ri i KEK-ut, i zgjedhur nga Qeveria Haradinaj në nëntor të kaluar. Sipas burimeve të gazetës, për këtë punë, ky bord do të mblidhet ditën e premte, ku edhe pritet të marrë një vendim.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë

Lexo edhe:  Kontrata për Kosovën e Re nënshkruhet në dhjetor

Por kjo nuk ndodhi.

Haradinaj e shfuqizoi vendimin pas reagimeve të Agjencisë Kundër Korrupsionit.