Bosnja paralajmëron njohjen e Kosovës, Serbia në panik

“Pres që Presidenti i Serbisë, për shkak të njoftimit nga Bakir Izetbegoviç se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 48 orët e ardhshme. Ky organ do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm të vendit dhe marrëdhënien tonë me një hap të tillë të Izetbegoviqit”, tha ministri i Punëve të Brendshme dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Nebojsha Stefanoviq, me rastin e deklaratave nga ana e anëtarit të Këshillit Boshnjak të Bosnjës dhe Hercegovinës që ai vend, do të duhej ta njohë Kosovën dhe se ka në plan të bëjë një gjë të tillë, shkruan portali serb kurir, transmeton zeri.info

“Uroj që kjo të mos jetë e vërtetë dhe të bëhet fjalë për një interpretim të gabuar të deklaratave të Izetbegoviqit, sepse, për fat të keq, në qoftë se ajo është e vërtetë, ajo është një nga goditjet më të rënda që merr Serbia nga një vend fqinj”, tha Stefanoviq.

Lexo edhe:  Avokatja e Haradinajt e ashpër para panelit gjykues