“Botërori” i Italisë, 3 miqësore “big” para “Rusi 2017”

Zhgënjimi për mospjesëmarrjen pas 60 vitesh në Kupë e Botës mbetet i madh, por për Përfaqëusesen e Italisë ka ardhur momenti për t’i hedhur sytë nga e ardhmja. Në pritje të trajnerit të ri, që do të pasojë të shkarkuarin Gian Piero Ventura, të kaltrit kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen më 1 qershor në testin e tretë post-Ventura. Bëhet fjalë për një tjetër emër “big” të futbollit botëror, Francën. Kjo miqësore luksi do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Riviera” të Nicës, në orën 21:00. Sa u përket përlasjeve me Francën, Italia ka një bilanc pozitiv me 18 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje, shkruan Supersport.

Në fakt, trajneri i ri duhet ta nisë punën e tij të paktën që në mars, pasi janë konfirmuar miqësoret me Argjentinën, më 23 të këtij muaji në Bazel të Zvicrës dhe katër ditë më pas me Anglinë në “wembley”, për të ardhur më pas te testi me Francën rreth dy javë para nisjes së Botërorit.

Lexo edhe:  Ajeti të hënën në Crotone