BSPK-ja kundër rritjes së pagave për zyrtarët qeveritar

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka shprehur shqetësim për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave për zyrtarët e qeverisë që Kosovës, e që në opinionin kosovar është vlerësuar si vendim jo i drejt, raporton RTKlive.

“Ne si BSPK), kërkojmë që rritja e pagave të bëhet ne nivel vendi për të gjithë sektorët, kur e dimë se gjendja ekonomike në Kosovë është shumë e rëndë, inflacioni ka rritje të lart dhe shpenzimet janë të pa përballueshme. I bëjmë me dije qeverisë së Kosovës, e posaçërisht kryeministrit dhe kryeparlamentarit se marrëveshjet kanë qenë që rritja të bëhet në nivelet e të punësuarve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Lexo edhe:  Beqaj paralajmëron hapjen e katër qendrave inovative në Kosovë