Bukuritë e egra të Nikaj-Merturit në vjeshtë

Krahina që është kthyer në destinacion të rëndësishëm për turistët nga shumë vende të Evropës

Ka një fluks në rritje të turistëve që vijnë nga vende të ndryshme kryesisht nga Evropa, për të vizituar bukuritë natyrore që ofron krahina e Nikaj-Mërturit. Janë disa pika turistike të kësaj zone, ndër të cilat fshati Curraj i Epër, ku vit pas viti ka një numër në rritje turistësh që vijnë kryesisht nga Gjermania, Çekia, e Zvicra por edhe vende të tjera.

Pamja mahnitëse e bukurive të kësaj zone, na vjen përmes fotografive të realizuara këtë fillim nëntori, nga Ndoc Mulaj.

Lexo edhe:  Emigrantët shqiptarë kërkojnë ndihmë nga Shqipëria