Cardi B u bashkohet Rita Orës e Bebe Rexhës

Rita Ora, përpos dominimit dhe rikthimit të fuqishëm më 2017, nuk do të ndalet as në vitin e ardhshëm.

Pasi paralajmëroi se do të lansojë një projekt të ri me Liam Payne, ajo tani do të sjellë një këngë me këngëtaren amerikane Cardi B.

Cardi B pritet t’i bashkohet listës së këngëtarëve në këngën e Rita Orës “Girls”. Përpos Cardi B aty pritet të jetë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha si dhe Charli XCX nga Britania e Madhe shkruan MTV.

Rita dhe Cardi B janë pjesë e Atlantic Records.

Lexo edhe:  Studimi: 10 shenjat paralajmëruese që sinjalizojnë kancer në trup