Cate Blanchett, në krye të jurisë të festivalit të filmit në Cannes

Anëtarët e tjerë të jurisë të edicionit të 71-të të këtij festivali, do të bëhen të ditur për publikun e gjerë pas disa javësh.

Ylli australian i filmit, Cate Blanchett, do ta udhëheqë jurinë e sivjetme të festivalit prestigjioz të filmit në Cannes, i cili mbahet në rivierën franceze. Kështu bënë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje glamuroze, transmeton albinfo.ch.

48-vjeçarja Blanchett u bë e famshme ndërkombëtarisht për portretizimin e mbretëreshës së Anglisë Elizabeta e Parë, në filmin e regjisorit Shekhar Kapur të vitit 1998, ‘Elizabeth’, dhe i fitoi tri shpërblime “Globi i Artë” për këtë rol.

Anëtarët e tjerë të jurisë të edicionit të 71-të të këtij festivali, i cili do të mbahet nga 8 deri më 19 maj, do të bëhen të ditur për publikun e gjerë pas disa javësh.

Lexo edhe:  Filmi kosovar ‘Rooftop Story’, premierë në Montreal World Film Festival