‘Daily Mail’: Bandat shqiptare në Angli, më të dhunshmet. Rrëmbejnë edhe të moshuarit

Një konferencë e autoriteteve britanike në Londër për luftën kundër krimit, ka treguar se bandat shqiptare në Britaninë e Madhe janë më të pamëshirmshmet që vendi ka njohur ndonjëherë.

Kriminelët shqiptarë rrëmbejnë të afërmit të moshuar të rivalëve nga bandat e tjera, i mbajnë peng dhe u kërkojnë para, drogë apo kontroll territoresh në këmbim të lirimit të tyre. Këto të dhëna janë prezantuar në konferencën e mbajtur në kryeqytetin britanik.

Sipas informacioneve të bëra publike, rezulton 32 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, por 572 prej janë në burg, që i bie 1 në 50 shqiptarë është i arrestuar. Zyrtarët anglezë thonë se bandat shqiptare janë shumë të dhunshme dhe për shkak të tyre janë eliminuar e zhdukur edhe bandat tradicionale të drogës që kanë ekzistuar gjithmonë në Angli.

Kathryn Holloway nga policia e Bedfordshire, tha për “Daily Mail” se, kriminelët shqiptarë janë më të dhunshmit që kanë ekzistuar në shtetin ishullor.

“Nuk mund ta imagjinoni sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë për shkak të brutalitetit absolut të shqiptarëve. Padyshim që këto janë bandat më të pamëshirmshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët e tyre edhe për borxhe prej 200 Paund. Ata rrëmbejnë të afërm të moshuar të bandave rivale për t’i përdorur për zhvatje parash, drogë dhe territor. Kjo krijon një shqetësim shumë të madh për policinë britanike”,- tha ajo.

Lexo edhe:  Berisha lëshon ‘bombën’: Tahiri i dha Ramës 3 milionë euro për…

Holloway tregon gjithashtu se shumë gangsterë shqiptarë transportojnë shuma të mëdha parash me makina të përshtatura posaçërisht.

Më herët gjatë këtij viti, policia britanike kishte arrestuar shqiptarët Valdimir C. dhe gruan e tij Ardita duke udhëtuar me makinën e tyre tip Audi, me të cilën transportonin 130 mijë Euro. Shuma e parave u gjet nga qentë e kufirit, të cilat ishin fshehur brenda kroskotit të automjetit.