Dan Brown prezantoi librin e ri

Brown u ka folur gazetarëve për romanin e ri, i cili eksploron dy çështjet kryesore të njerëzimit: nga kemi ardhur dhe nga jemi duke shkuar.

Dan Brown, autori i bestsellerit “Kodi i da Vinçit”, ka prezantuar librin e ri “Origjina” në Panairin e Librit në Frankfurt. Duke arritur në qytetin gjerman, ku në panair priten rreth 280 mijë vizitorë, Brown pa se ishte në qendër të vëmendjes së medieve.

“Jam i emocionuar dhe shumë mirënjohës. Më kujtohet shumë mirë kur u publikua libri im i parë dhe mendoj se shitëm 98 kopje në total, para shumë vjetësh dhe 50 prej tyre i shkuan nënës sime, sepse asaj i erdhi keq për mua. Tani jam mirënjohës për vëmendjen. Ju vlerësoj të gjithë juve që jeni këtu”, u ka thënë Brown gazetarëve.

Pastaj ai u ka folur atyre për romanin e ri, i cili eksploron dy çështjet kryesore të njerëzimit: nga kemi ardhur dhe nga jemi duke shkuar. Brown, romanet e të cilit janë përkthyer në 52 gjuhë në botë, njihet për hulumtimet e tij të thella në librat që i shkruan.

Lexo edhe:  Kosova, me pavijon të filmit në Tokio