Dëborë në Dardhë! Qarkullimi i makinave bëhet me zinxhirë

Pika turistike e Dardhës në Korçë sot është mbuluar nga dëbora. Trashësia ka arritur deri në 30 centimetër, ndërsa borëpastrueset po punojnë për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes, pasi qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhir.

Raportohet se në akset e tjera nuk ka probleme, por priten reshje të dendura në orët në vijim.

Ndërkohë Shtabi i Emergjencave është në gatishmëri për përballimin e situatës.

Lexo edhe:  Epiri është shqiptar, ja harta që gjendet në muzeun e Athinës