Demarkacioni me Malin e Zi nesër në komisionin për punë të jashtme

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër fillon sesionin e ri me mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Takimi do të mbahet në ora 9:30, në sallën S-1.

Përndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën.

Lexo edhe:  Tahiri zotohet për qasje më aktive ndaj Luginës së Preshevës