Demonstratë në Bernë kundër WEF-it dhe Trumpit

Demonstruesit janë nisur rreth orës 15 në qytetin e vjetër, ndërsa kanë marshuar drejt Ambasadës së SHBA-së në Bernë.

Pasditen e sotme, në Bernë kanë demonstruar rreth 1500 veta kundër Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që do të mbahet në Davos. Demonstruesit janë nisur rreth orës 15 në qytetin e vjetër, ndërsa kanë marshuar drejt Ambasadës së SHBA-së në Bernë, shkuan SDA.

Ata kanë thirrur parulla të njohura kundër WEF-it, kapitalizmit dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Me gjithë zërin e lartë dhe sloganet me përmbajtje problematike si “Kill Trump with his own veapon” (Mbyte Trumpin me armën e vet), demonstrimi ka rrjedhur në mënyrë të qetë. Një tekst i ngjashëm që para një viti i ishte drejtuar Erdoganit, kishte shkaktuar krizë në marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Turqisë.

Ambasada Amerikane ishte e siguruar nga policia kështu që masa e grumbulluar u kthye shpejt nga kishte ardhur, transmeton albinfo.ch..

Demonstratën e ka iniciuar organizata i ashtuquajtur “Revolutionäre Jugendgruppe Bern” (Grupi Revolucionar i Bernës). Kjo organizatë konsiderohet si pjesë e asaj që në Zvicër njihet si “skena e autonomistëve të majtë”.

Lexo edhe:  Merkel pret që 100 mijë refugjatë të kthehen në shtëpitë e tyre

Njohësit e politikës në Zvicër thonë se paralajmërimi për ardhjen e Trumpit në Zvicër e ka ngjallur lëvizjen e njohur “Anti WEF”, e cila kohëve të fundit qe zbehur.