Dhjetëra të vdekur pas të shtënave në një kishë në Teksas

Së paktu 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.

Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisionar i policisë, raporton BBC.

Sulmuesi ka hyrë në një kishë baptiste në rajonin Vilson, rreth orës 11:30 (koha lokale), dhe ka filluar të shtënat.

Është raportuar se pas sulmit është vrarë edhe sulmuesi.

Agjentët e FBI-së kanë arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk dihen motivet e sulmuesit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se “lutjet tona janë me ata që janë plagosur nga ky akt djallëzor. I falënderojmë zbatuesit e ligjit për përgjigjen e tyre”.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes Twitterit, ka thënë: “Zoti qoftë me njerëzit e Teksasit. FBI dhe zyrtarët tjerë ligjorë janë në vendin e ngjarjes. Jam duke monitoruar situatën nga Japonia”.

Lexo edhe:  Siria kërkon tërheqjen e trupava ushtarake të SHBA-së