Dieta me mish që i bën mirë shëndetit?!

Kemi dëgjuar gjithmonë që mishi është i dëmshëm për shëndetin. Por, një doktor amerikan nuk është aspak kundër ngrënies së mishit.

Dr. Stephen Smith, profesor në Universitetin e Teksasit (SHBA) thekson se ka gjetur të mira që sjell një dietë me mish për 6 javë me radhë: “Gjoksi ka acid oleik më shumë sesa pjesët e tjera dhe bifteku bëhet me mish gjoksi zakonisht. Acidi oleik është i mirë për tensionin”, thotë Dr. Smith.

Mishi i kuq zakonisht nuk njihet si ushqim i shëndetshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur në listën e saj të ushqimeve kancerogjene vitet e fundit. Salçiçet, proshuta dhe çdo lloj sallami u konsideruan kancerogjenë, ndërsa bifteku, mishi i derrit dhe ai i qengjit u konsideruan si “ndoshta kancerogjene” nga OBSH-ja.

Por, sipas Smith, kur gatuhet siç duhet dhe nëse lopa është ushqyer mirë, bifteku mund të përmbajë nivele të larta të acidit oleik, që gjendet edhe të avokadoja apo vaji i ullirit. Një nga studimet e fundit të doktorit teksan ka treguar se ata që hanë biftek kanë nivel të ulët kolesteroli të keq dhe nivel të lartë kolesteroli të mirë.

Lexo edhe:  Në Bad Soden në Gjermani, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare mbi psikoterapitë afatshkurtëra

Duhet të përmendim këtu se Dr. Stephen Smith ka shumë kritikë, të cilët thonë se studimet e tij nuk kanë baza akademike.