Diskutim për Zonën Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot organizon tryezën me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë vlerën e shtuar të Zonës Ekonomike Rajonale (ZER) për rajonin dhe Kosovën në veçanti, si dhe sfidat që mund të ndikojnë negativisht në zbatimin e saj.

Për më tepër tryeza synon të diskutojë rreziqet që lidhen me mundësinë e futjes së regjimeve doganore në kuadër të ZER në të ardhmen dhe implikimet që do të kishte për Kosovën në kohën kur zgjerimi nuk është në agjendën e BE-së.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një analizë politikash e cila analizon implikimet më të gjera tregtare të Zonës Ekonomike Rajonale dhe sfida e zbatimit të saj për Kosovën.

Lexo edhe:  Ministri i Bujqësisë i Gjermanisë sot viziton Kosovën