Distria Krasniqi, kampione e Evropës

Ajo mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë -52 kg.

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, i ka sjell Kosovës medaljen e artë nga Kampionati Evropian U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Krasniqi mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë -52 kg.

Ajo deri tek medalja e artë arriti pasi mposhti katër garuese.

Rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi, Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale kaloi pengesën, Francesca Giorda nga Italia.

Ky është edhe një tjetër sukses për xhudon kosovare që i ka sjellë shumë medalje elitare Kosovës.

Edhe trajneri i saj Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur për këtë sukses.

Lexo edhe:  Ancelotti ka refuzuar kombëtaren italiane?